Muzeu për gjenocidin armen

Presidenti Joe Biden u bë presidenti i parë i amerikan që njohu zyrtarisht si gjenocid masakrën kundër armenëve nga Perandoria Osmane. Deklarata e presidentit Biden ishte një lajm i mirëpritur për armenët që kanë punuar për më shumë se një shekull për të tërhequr vëmendjen ndaj ngjarjeve të vitit 1915. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Shake Avoyan njofton.

Presidenti Joe Biden u bë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që e shpalli gjenocid masakrën masive të armenëve në duart e turqve osmanë më shumë se një shekull më parë.

Deklarata kërcënon të keqësojë më tej marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ankaraja prej kohësh e ka mohuar gjenocidin apo ndonjë plan të qëllimshëm për të zhdukur armenët.

Por deklarata e presidentit Biden ishte një lajm i mirëpritur për armenët që kanë punuar për më shumë se një shekull për të tërhequr vëmendjen ndaj ngjarjeve të vitit 1915.

“Në 1915, pas kërkesës së ambasadorit të atëhershëm amerikan në Perandorinë Osmane, Henry Morgenthau, një grup amerikanësh themeluan Komitetin Amerikan për Mizoritë Armene, i cili grumbulloi fonde për të ndihmuar miliona armenë, grekë dhe asirianë në Lindjen e Afërt“, thotë Lusine Abrahamyan, nëndrejtoreshë e muzeut Gjenocidi në Armeni.

Muzeu dhe Instituti i Gjenocidit Armen në kryeqytetin Jerevan dokumenton këtë nismë dhe se si ndihmoi ajo që Shtetet e Bashkuara të sigurojnë ndihmë për të mbijetuarit.

“Lëvizja humanitare bashkoi të gjithë shoqërinë, që nga qytetarët e thjeshtë e deri tek njerëzit në pushtet, e më tej presidentin amerikan Woodrow Wilson“, thotë Lusine Abrahamyan.

Një fushatë për grumbullim fondesh humanitare e nisur në Shtetet e Bashkuara në vitet pas ngjarjeve të vitit 1915 përdori teknika tipike të tilla si kuti të vogla donacionesh me imazhe të një personi. Ky është imazhi i Shushanit,një armene jetime, historia e të cilës tregohet në faqen e kutisë. Ka edhe kuti donacionesh për fëmijë.

“Ky imazh përshkruan qytetin e jetimëve armenë, jetimoren më të madhe në historinë njerëzore me mbi 25,000 jetimë të strehuar aty“, thotë Lusine Abrahamyan.

Dokumente të ndryshme tregojnë historinë e vullnetarëve dhe misionarëve amerikanë që shpëtuan dhe u kujdesën për jetimët armenë, duke u dhënë atyre një shans të dytë në jetë.

“Këto janë jetimore dhe spitale amerikane të ngritura në të gjithë Perandorinë Osmane. Ato u quajtën vende të shenjta, apo edhe qytetet e çadrave“, thotë Gohar Khanumyan, cicerone e muzeut.

Këta vullnetarë lanë shtëpitë e tyre dhe rrezikuan jetën për të ndihmuar të mbijetuarit e gjenocidit, vë në dukje zonja Khanumyan, një sakrificë që shpëtoi dhjetëra mijëra jetimë armenë/VOA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *