Muzikë e lartë deri në mesnatë, procedohet pronari i lokalit në Himarë

muzike e larte deri ne mesnate procedohet pronari i lokalit ne himare
muzike e larte deri ne mesnate procedohet pronari i lokalit ne himare

Në vijim të kontrolleve të kryera në bazë të kallëzimeve të qytetarëve/pushuesve, për muzikë tejet të lartë dhe pas orarit të përcaktuar, në lokale në qytet apo në zonë bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë konstatuar dhe kanë goditur një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, rast për të cilin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në mesnatë, në lokalin në pronësi të 33-vjeçarit, në lagjen “Spile”, shërbimet e Policisë konstatuan se ishte vënë muzikë e lartë që shqetësonte banorët/pushuesit përreth.

Gjithashtu, për këtë rast u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts