
Policia e Himarë ka goditur një tjetër rast të ndotjes akustike në Dhërmi.
Uniformat blu bëjnë me dije se po procedohet në gjendje të lirë shtetasi e iniciale Xh. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Dhërmi, Himarë/Nga patrullimet gjatë orëve të mbrëmjes, konstatohet dhe goditet një tjetër rast i ndotjes akustike.
Kishte vënë muzikë të lartë dhe në tejkalim të orarit të parashikuar në ligj, në lokalin në plazh, që kishte në menaxhim, procedohet penalisht 28-vjeçari.
Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.
Si rezultat i kontrolleve që vijojnë të kryhen gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës, në të gjitha subjektet e shërbimit, në vijën bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në një lokal në plazhin e Dhërmiut, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të ndotjes akustike.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë menaxher i këtij lokali, kishte vënë muzikë të lartë dhe në tejkalim të orarit të përcaktuar, dhe si pasojë, kishte shqetësuar banorët dhe pushuesit përreth.
Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al