Myler “thumbon” Levandovskin: Këtë sezon, Bajerni i Mynihut…


















“Nuk ishte një fitore me zhurmë si në dy daljet tona të para, por mendoj se edhe kjo fitore ishte tepër e rëndësishme. Volfsburgu u mundua që të tentojë të na ndryshojë ritmin e lojës, duke luajtur shumë topa të gjatë, por ne pasi morëm ndeshjen në dorë arritëm që të realizojmë objektivin minimal”.

BAJERN

Ishte kjo analiza e shkurtër e Tomas Mylerit, autorit të golit të dytë për Bajernin e Mynihut, i cili sivjet ashtu si shokët e tjerë të ekipit, duket se po dëfrehen më shumë.

Dhe mbase brenda fjalëve të liderit të mesfushës ka edhe një thumbim kundër Robert Levandovskit:

“Ishte ndeshja jonë e parë në shtëpi dhe realisht na kishte munguar kjo atmosferë. Tifozët ishin fantastikë, koha dhe tapeti i fushë një mrekulli. Na vjen keq vetëm për rezultatin e ngushtë, por realisht mezi po pres ndeshjen e radhës në ‘Allianz’.

Këtë sezon ndjejmë se jemi të gjithë euforikë, por në të njëjtën kohë më të përulur për të arritur te qëllimi i përbashkët.

Në të njëjtën kohë jemi më të rrezikshëm dhe më pak të lexueshëm, por mbi të gjitha duket qartë se po dëfrehemi me lojën tonë dhe shpresojmë që edhe javën e ardhshme të vazhdojmë të bëjmë gjëra edhe më të mira.

E ndjej që sivjet do të jetë një sezon i veçantë”, tha 32-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.