“Na jep 3500 euro ose do të publikojmë videot”, arrestohen 2 të rinjtë që kanosën e shantazhuan një 63-vjeçar

na jep 3500 euro ose do te publikojme videot arrestohen 2 te rinjte qe kanosen e shantazhuan nje 63 vjecar
na jep 3500 euro ose do te publikojme videot arrestohen 2 te rinjte qe kanosen e shantazhuan nje 63 vjecar

TIRANË

Kanosën një shtetas, që t’iu jepte 3500 euro, për mospublikimin e disa videove, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë, pas kallëzimit të marrë nga një 63-vjeçar, se dy shtetas e kanosnin vazhdimisht dhe i kërkonin para, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan shtetasit F. F., 23 vjeç, dhe A. H., 24 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme, kanë kanosur 63-vjeçarin dhe i kanë kërkuar atij shumën 3500 euro, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts