“Na mbyte! Nafta 2 mijë lekë, jemi me rroga ne jo si ju pushtetarët”/ Rama replika me komentuesin në facebook: Në pazar çmimet nuk i gre dhe i ul qeveria, por…








Kryeministri Rama ka replikuar në facebook me një komentues në lidhje me rritjen e çmimit të naftës. Në një postim të kryeministrit mbi përfundimin e procesit të Rindërtimit në Golem, komentuesi i tërheq vëmendjen shefit të ekzekutivit për çmimin e naftës, si të papërballueshëm për qytetarët.

rama nafta

Rama në replikën e tij i përgjigjet se në kapitalizëm çmimet nuk i cakton qeveria, por tregu.

REPLIKA

Komentuesi: O shih cmimet po leji ndërtimet..se na mbyte 200 lek nafta .. nuk punojmë te gjithë si ju pushtetarët …kemi fatura qe i pagojme me rroge …a e di se ca eshte rroga o meer…

Rama: I shikoj cmimet si jo, po cmimet ne pazar i ngre dhe i ul tregu jo qeveria, nderkohe qe pikerisht pse e di mire cfare eshte rroga po e mbajme cmimin e energjise aty ku ishte, duke e subvencionuar nga arka e shtetit, nderkohe qe kudo ne rajon e me tutje eshte rritur kacafiu! Ndersa ndertimet nuk i le ne asnje menyre, sepse ka akoma familje qe duan te kthehen ne shtepi pas shkaterrimit nga termeti

komenti rama

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.