“Na mungoi vetëm goli”, Xavi komenton sfidën ndaj Rayo Vallecano-s dhe lë të hapur mundësinë e largimit të titullarit: Nuk e di nëse ai do të qendrojë


















Panoramasport.al/ Tekniku i Barcelonës, Çavi Hernandez ka komentuar barazimin 0-0 qe skuadra e tij regjistroi në ndeshjen  parë të sezonit në La Liga ndaj Rajo Vajekanos ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares, Ivan Balliu.

çavi

Spanjolli tha se skuadra sot nuk arriti të konkretizonte rastet për shënim, por duke vlerësuar paraqitjen pozitive që pa në fushë,. Ai u ndal gjithashtu të fliste për mesfushorin Frenki De Jong për të cilin tha se nuk është i sigurt nëse do ët qëndrojë.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë ku mungoi vetëm goli gjë që jam i bindur se do të zgjidhet në sfidën e ardhshme. I kërkoi fansave të kenë durim për të parë versionin më të mirë të kësaj skuadre.

Sot e kemi dominuar sfidën, por nuk arritëm të merrnim tre pikët.

Për De Jong nuk e di nëse do të qëndroje pasi merkatoja është ende e hapur, por di të them se në rast se ai do të jetë pjesë e skuadrës do të ketë një rol qendror në projektin tonë.”, u shpreh Çavi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.