“Na presin tri finale, Milani ka objektiva të mëdhenj”, flet Selemekers: Meritonim fitore ndaj Junajtid, ja çfarë na tha Kesi

SHPËRNDAJE

Aleksis Selemekers ka qenë i ftuar në një emision radiofonik belg ku ka komentuar edhe paraqitjen e fundit të Milanit, atë kundër Mançester Junajtidit. 22-vjeçari në mikrofonat e “RTBF” ka shpjeguar se: “Kënaqem në fushë. Trajneri më jep shumë besim dhe mundohem ta shfrytëzoj në maksimum. Unë nuk duhet të qëndroj pasiv pas 2-3 ndeshjeve të luajtura mirë, por duhet të vazhdoj të punoj për të ndihmuar ekipin që të fitojë”. Goli i anuluar i Kesit ishte një tjetër temë e fjalës së belgut.

salemakers

Lidhur me vendimin e dyshimtë të arbitrit, numri 56 i “Djallit” tregoi edhe një prapaskenë të ndodhur në dhomat e zhveshjes. “Isha pjesë e aksionit, por nga pozicioni im nuk munda të shoh atë që po ndodhte vërtet. Në pushimin e ndeshjes, në dhomën e zhveshjes, Kesi më tha se ai nuk e kishte prekur topin me dorë. Unë e besoj. Dhe është pak e çuditshme që goli u anulua sepse gjyqtari nuk e pa as VAR. Ky sport kështu tashmë nuk ka asnjë rëndësi”. – zbuloi Selemekers. Mesfushori me dinamizmin e tij duket se po u rikthehet paraqitjeve pozitive që karakterizuan fillimin e tij të sezonit. Në “Old Trafford” dha një dëshmi të rritjes së tij duke menaxhuar ndeshjen edhe pse u ndëshkua që në minutën e njëzetë. Lidhur më këtë aspekt, që shpesh ka qenë një mangësi për të, Selemekers deklaroi

“Nuk është e lehtë të luash pasi ke marrë një karton të verdhë që në fillim të takimit, por tani jam më profesionist dhe besoj se kam mësuar ta përballoj presionin. E vërtetë është që vetëpërmbajtja është diçka që më ka munguar në të kaluarën, por po punoj për t’u siguruar që gjëra të tilla të mos ndodhë më”. Në fund të fjalës së tij mesfushori foli edhe për javën e rëndësishme që pret Milanin në tri takime për 8 ditë (Napoli-Junajtid – Fiorentina). Siç përkon me filozofinë kuqezi, Selemekers preferon t’i marrë sfidat me radhës teksa nënvizoi: “E dimë që nuk do të jenë ndeshje të lehta, por fundja kur luan për Milanin të gjitha ndeshjet kanë peshë të rëndësishme. Do të mundohemi t’i kapërcejmë pengesat njëra pas tjetrës. Tashmë fokusi ynë është te ndeshja e “San Siro”-s me Napolin. Më pas do të kemi kohë për të menduar për Junajtidin.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *