“Na qëndronte larg e s’na puthte”/ Familjarët britanikë merakosen për gjendjen e të afërmes së tyre 99-vjeçe, shkohen kur mësojnë se përdhunohej nga kujdestari 48-vjeçar

Një punonjës i shtëpive të kujdesit në Blackpool të Britanisë së Madhe, është kapur nga kamerat, duke përdhunuar një grua 99-vjeçe. BBC shkruan, se kanë vendosur kamerën në institucion pas insistimit të së afërmes së gruas, e cila i lutej të mos e linin të vetme në atë vend.

Pasi kanë vendosur kamerat, familjarët kanë mbetur të shokuar kur kanë parë se 48-vjeçari Phillip Carey sulmonte dhe përdhunonte gruan.

Carey për këtë vepër është dënuar me burgim të përjetshëm, madje ka pranuar se gjatë viteve që ushtronte punën në atë institucion kishte abuzuar seksualisht me një zonjë që vuante nga shëndeti mendor.

Pas dënimit, familjarët e 99-vjeçare kanë thënë:

“Ne vumë re që sjellja e saj kishte ndryshuar. Ajo ishte bërë e tërhequr, nuk na përqafonte apo të na puthte dhe nuk donte që të shkonim kur ne bëheshim gati për të ikur. Ne isim të shqetësuar se mbase dikush po tregohej i pasjellshëm me të, ndaj dhe vendosëm kamerën e fshehtë. Nuk e kishim menduar kurrë që Carey do të kryente një veprim të tillë, të shihnim se si e afërmja jonë përdhunohej e dhunohej në dhomën e saj”.

Më tej ato kanë shtuar:

“Ishte një sprovë e tmerrshme. E afërmja jonë e moshuar ka kaluar një provë të tmerrshme nga duart e dikujt që ne besuam kujdesin e saj. Jemi mirënjohës drejtësisë që Carey u dënua me burgim të përjetshëm dhe në të ardhmen asnjë nuk mund të lëndohet prej tij”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.