“Na u hodh në fyt Monika sepse s’mund të fuste në universitet kë donte!” Rama: Dua sërish timonin për Zahon dhe bashkëmoshatarët e tij që…

Gjatë prezantimit të programit lidhur qeverisës lidhur me Shërbimet për qytetarët dhe biznesin, kryeministri Edi Rama nuk la pa thumbuar kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Sipas kreut të qeverisë para disa vitesh Kryemadhi reagoi ashpër duke pretenduar se po u krijohej stres maturantëve, por sipas tij stresi ishte i saji ngaqë nuk mund të fuste në universitet kë donte.

“Po hyrja në universitet, me platformën sot si është? Deri përpara disa vjetësh, koha kur na u hodhën në fyt. E para na u hodh në fyt LSI-ja me Monikën, që tundi dheun për stresin që po i krijohej maturantëve. Në fakt ishte stresi që iu krijua LSI-së sepse nuk mund të fuste më në universitet kë të donte. Nuk mundte më që certifikatë hyrje për universitet të kishte teserën e LSI dhe jo rezultatet e gjithësecilit”, tha Rama.

Duke folur mbi lehtësirat e shërbimeve online për drejtuesit e mjeteve, Rama nuk e kurseu një batutë për “timonin”, duke theksuar se kërkon drejtimin e qeverisë për të birin dhe bashkëmoshatarët e tij, që të mos kenë nevojë të largohen nga Shqipëria.

“Sa shumë keni vuajtur të gjithë ju që ngisni makinën. Këtu nuk mund të flas unë, sepse nuk e ngas makinën. Unë një timon kam, atë që më dhatë në 2017-ën dhe që ua kërkoj përsëri, jo për vete. Por për ju sepse dua që im bir, i vogli, dhe gjithë bashkëmoshatarët e tij të rriten këtu dhe të jenë krenar për shtëpinë e tyre. Dhe kur ta lënë shtëpinë e tyre ta lënë sepse duan të shkojnë diku tjetër, dhe jo ngaqë shtëpia e tyre nuk i mban dot. Për këtë e dua unë timonin”, tha Rama.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *