Nafta pushton ujërat detare dhe brigjet e Kalifornisë

21:11 04/10/2021

Presidentit Biden i kërkohet të japë fonde emergjence

Bota po vuan mungesën e naftës dhe rritjen e çmimeve të karburanteve ndërsa banorët e Kalifornisë janë surprizuar teksa kanë parë ndryshimin e ngjyrës së ujit që lag brigjet e oqeanit Paqësor aty pranë. Një sasi që llogaritet në rreth 3,000 fuçi naftë, është përhapur në formën e një njollë nafte që mbulon nje hapësire rreth 13 kilometra katrorë në Oqeanit Paqësor.

Nga kjo derdhje e madhe e naftës në bregun jugor të Kalifornisë kanë mbetur peshq të ngordhur, zogjtë e zhytur në naftë dhe zona është kontaminuar në atë që zyrtarët lokalë e quajnë një katastrofë mjedisore. Zyrtarët amerikanë thanë paraprakisht se rrjedhja e naftës ka ardhur nga një tubacion “i cili ishte dekada i vjetër”.

Objektet që operojnë me tubacionin janë ndërtuar në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980 dhe inspektohen çdo vit tjetër, përfshirë gjatë pandemisë.

Qyteti Huntington buzë oqeanit, rreth 65 milje në jug të Los Anxhelos, po mban barrën kryesore të derdhjes se kësaj sasie nafte.

Derdhja u shkaktua nga prishja e platformës se naftës Elly qe shtrihet deri në Neëport Beach, një zonë e njohur me sërfistët dhe adhuruesit e diellit. Departamenti i Peshkimit dhe i Kafshëve të egra në Kaliforni urdhëroi mbylljen e aktivitetit të peshkimit në zonat bregdetare të prekura nga ndotja. Bllokimi  i këtyre aktiviteteve shtrihet deri në gjashtë milje në det të hapur.

Katërmbëdhjetë anije po kryejnë operacione të rikuperimit të naftës në një zone te gjere sigurie. Zyrtarët shëndetësorë kërkuan nga banorët që të shmangin aktivitetet rekreative në bregdet dhe rekomanduan që ata të kërkojnë kujdes mjekësor.

Republikanet që përfaqësojnë zonën e prekur nga ndotja, i dërguan një letër Presidentit Biden duke i kërkuar të çlirojë fondet federale për të ndihmuar në përpjekjet e pastrimit. Një ekip pastrimi po punon në pastrimin e copëzave të naftës në Kanalin Talbert pasi një derdhje e madhe e naftës në brigjet e Kalifornisë ka dalë në breg në Huntington Beach.

Prodhimi i naftës në brigjet e Kalifornisë ka rënë ndjeshëm që nga kulmi i tij në vitet 1990, pjesërisht për shkak të rregullave të rrepta mjedisore.

Shpimet në det të hapur u kufizuan në Kalifornia pas disa derdhjeve shkatërruese të naftës në vitit 1969 dhe në vitin 2015 në Santa Barbara. Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *