Nafta rritet në nivelin më të lartë pas tre javësh

nafta rritet ne nivelin me te larte pas tre javesh
nafta rritet ne nivelin me te larte pas tre javesh

14:46 27/12/2022

Rusia mund të ulë prodhimin e naftës deri në 7% në fillim të vitit 2023

Nafta arriti nivelin më të lartë të tre javëve. Lehtësimi i fundit nga Kina, i kufizimeve të COVID-19 nxiti shpresat për një rikuperim të kërkesës për karburant.

Në bursën e Londrës nafta u rrit me 22 cent, ose 0.3%, në 84.14 dollarë për fuçi, ndërsa nafta në bursën amerikane u rrit 7 cent në 79.63 dollarë. Të dyja kanë kapur kështu shifrat më të larta që nga 5 Dhjetori.
“Kjo është sigurisht diçka që tregtarët dhe investitorët kanë shpresuar,” tha analisti i Avatrade Naeem Aslam për planin e Kinës mbi rregullin e karantinës.

Shqetësimi për një ulje të mundshme të prodhimit nga Rusia mbetet. Rusia mund të ulë prodhimin e naftës me 5% deri në 7% në fillim të vitit 2023, si një hakmarrje për sanksionet dhe çmimit tavan që vendosën vendet e BE-së. Për naftën, Bashkimi Evropian, vendet e G7 dhe Australia vendosën një kufi të çmimit prej 60 dollarë për fuçi nga 5 Dhjetori, përveç embargos së Bashkimit Evropian ndaj importeve të naftës së papërpunuar ruse nga deti.

Sipas ekspertëve një rritje i atribuohet edhe ndërprerjes së furnizimit për shkak të stuhisë dimërore në Shtetet e Bashkuara. Që nga e premtja e kaluar, rreth 1.5 milionë fuçi të kapacitetit ditor të rafinimit përgjatë bregut të Gjirit të SHBA-së u mbyllën, ndërsa prodhimi i naftës dhe gazit nga Dakota e Veriut në Teksas u ul.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts