Nancy Pelosi dënon sulmet në Armeni, Azerbajxhani i përgjigjet ashpër: Akuza të padrejta dhe të paargumentuara

nancy pelosi denon sulmet ne armeni azerbajxhani i pergjigjet ashper akuza te padrejta dhe te paargumentuara
nancy pelosi denon sulmet ne armeni azerbajxhani i pergjigjet ashper akuza te padrejta dhe te paargumentuara

Një figurë e fuqishme politike amerikane ka dënuar ato që ajo tha se ishin sulme “të paligjshme” kufitare nga Azerbajxhani ndaj Armenisë, duke përdorur një vizitë në aleatin ushtarak të Rusisë për të premtuar mbështetjen e SHBA.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi ka folur për sulmet e Azerbajxhanit ndaj Armenisë.

Ajo tha se  se udhëtimi i saj kishte një rëndësi të veçantë pas “sulmeve të paligjshme dhe vdekjeprurëse nga Azerbajxhani në territorin armen” që çuan në përleshje kufitare në të cilat u vranë më shumë se 200 njerëz.

Pelosi shtoi se ishte e qartë se luftimet kufitare u shkaktuan nga sulmet azere ndaj Armenisë dhe kronologjia e konfliktit duhet të sqarohet.

“Ne i dënojmë fuqishëm ato sulme”, tha Pelosi.

Ndërkohë Azerbajxhani kritikoi Pelosin dhe tha se Baku kishte filluar një konflikt kufitar me Armeninë, duke theksuar se vërejtjet “të paargumentuara dhe të padrejta” ishin një goditje serioze për përpjekjet për paqe.

“Akuzat e paargumentuara dhe të padrejta të ngritura nga Pelosi kundër Azerbajxhanit janë të papranueshme”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

“Kjo është një goditje serioze ndaj përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.”

Gjatë luftimeve, Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga “armiqësitë ushtarake” dhe t’i përmbahen një armëpushimi, duke theksuar se “nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për këtë mosmarrëveshje. Përdorimi i forcës nuk është kurrë një rrugë e pranueshme dhe ne jemi të kënaqur që angazhimi i vazhdueshëm në nivele të larta në Armeni dhe Azerbajxhan i ka ndihmuar palët të arrijnë një armëpushim,” tha zëdhënësi Ned Price në një konferencë shtypi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts