NASA dështon për herë të dytë të nisë drejt Hënës raketën më të fuqishme

nasa deshton per here te dyte te nise drejt henes raketen me te fuqishme
nasa deshton per here te dyte te nise drejt henes raketen me te fuqishme

17:28 03/09/2022

Ka dështuar përpjekja e dytë e NASA për misionin e saj Artemis, nisja drejt Hënës e raketës më të fuqishme të saj.

Problemi kësaj radhe ka qenë një rrjedhje në serbatorin e hidrogjenit. Raketa djeg 2.7 milionë litra hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm për të siguruar shtytjen e nevojshme nga Toka.

Por teksa u dha komanda për të lëshimin e raketës, sensorët sinjalizuan për një rrjedhje hidrogjeni .

Kjo është hera e dytë që dështon përpjekja e NASA-s për të nisur drejt Hënës këtë raketë. Një javë më parë, misioni u anulua për shkak të probleme teknike dhe motit, pasi temperatura e motorëve të raketës ishte shumë e lartë.

Problemi i sotëm i rrjedhjes së hidrogjenit u zbulua në mëngjes dhe që prej disa orësh ekspertët e NASA-s janë përpjekur për ta rregulluar, por deri më tani pa sukses. Në këto kushte, u detyruan të anulojnë sërish nisjen e raketës që ishte parashikuar gjatë pasdites. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts