NASA publikon pamje të tjera nga Marsi

18:42 05/03/2021

Roboti që është dërguar nga NASA në Mars ka dërguar pamje të tjera ka planeti i kuq. Rover Perseverance i agjencisë hapësinore amerikane, ka kryer xhiron e tij të parë dhe ka dërguar pamjet e gjurmëve të rrotave që kanë mbetur në tokë.

Fotografitë e publikuara nga NASA tregojnë se xhiroja e Persevarance ka qenë e shkurtër dhe me disa kthesa.  

Siç shihet nga fotot dheu në Mars është i butë dhe gjurmët e lëna janë shumë të dukshme. Por një gjë tjetër që bie në janë dhe shkëmbinjtë që dalin herë pas herë në sipërfaqe.

Misioni i NASA ka nisur disa muaj më parë, por pak ditë më parë roboti Rover Perseverance zbriti në Mars. Videoja e zbritjes së robotit është bërë publike nga NASA dhe kanë qenë këto pamjet e para që janë dërguar në Tokë nga Marsi.

NASA po eksploron planetin e kuq për të kuptuar nëse mund të jetohet në Mars apo jo./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *