NASA teston raketat që do dërgojnë njerëz në Hënë

22:39 18/03/2021

Pas ndërprerjes së një prove në Janar, NASA do të ndezë sot motorët në një raketë që Boeing ndërtoi për të nisur përfundimisht misionet Artemis në Hënë.

NASA planifikon të kryejë provën e motorëve duke filluar nga ora 3 pasdite, me një kohëzgjatje prej dy orësh në Qendrën e saj Hapësinore, Stennis në Misisipi.

Testi i raketës Space Launch System do të simulojë një lëshim duke ndezur motorët ndërsa ankorohen në një kullë. NASA synon të çojë astronautët amerikanë në Hënë deri në vitin 2024.

Për provën e së enjtes, inxhinierët po synojnë të ndezin katër motorët RS-25 të raketës në të njëjtën kohë për tetë minuta.

Kjo do jetë prova e tetë dhe e fundit e serisë Green Run për të siguruar që faza thelbësore e raketës SLS është e gatshme për të nisur misionet Artemis.

Astronauti i fundit që eci në Hënë ishte Eugene Cernan në Dhjetor 1972. Ndërkohë, SpaceX i Elon Musk dhe Blue Origin i Jeff Bezos po garojnë për të dërguar misionet e tyre të ekuipazhit në hapësirë ​​për herë të parë./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *