“Nata e Kadrit”/ Kryemadhi uron besimtarët myslimanë: Sonte Zoti i fal të gjitha mëkatet! Bashkohem në lutjet për më shumë paqe e begati!



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, uron besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.

monika-kryemadhi-3-675x450

Kryemadhi shkruan në “Facebook” se në këtë natë të shenjtë Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet.

“Nata e Madhe e Kadrit është më e bekuara, si nata e shenjtë kur Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet. Bashkohem në lutje me vëllezërit dhe motrat tona të besimit islam, për më shumë paqe dhe begati për Shqipërinë dhe çdo familje shqiptare!”, shkruan Kryemadhi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *