Udhëheqësit ndërkombëtarë kanë kritikuar ashpër vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të njohur territoret separatiste në Ukrainën lindore dhe kanë premtuar sanksione të reja.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, denoncoi njohjen e presidentit Putin të zonave të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, duke thënë se kjo ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare që Moska kishte nënshkruar.
“Unë dënoj vendimin e Rusisë për të zgjeruar njohjen e të vetëshpallurit “Republika Popullore e Donetskut” dhe “Republikës Popullore të Luhanskut”. Kjo minon më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe shkel Marrëveshjet e Minskut, në të cilën Rusia është palë”, tha Stoltenberg në një deklaratë.
Gjithashtu presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dënuan gjithashtu vendimin e Putinit, duke thënë se ai ka shkelur hapur ligjin ndërkombëtar, si dhe e marrëveshjeve të Minskut.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al