NATO: Do të rrisim mbështetjen për Ukrainën

nato do te rrisim mbeshtetjen per ukrainen
nato do te rrisim mbeshtetjen per ukrainen

17:21 07/04/2022

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, tha se anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbështetjen për Ukrainën.

“Ne diskutuam se çfarë do të bëjmë më shumë, duke përfshirë ndihmën e sigurisë kibernetike dhe sigurimin e pajisjeve për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga kërcënimet kimike dhe biologjike,” tha ai.

Përmes një konference për shtyp, ai tha se aleatët po ofrojnë një gamë të gjerë të sistemeve të ndryshme të armëve, si sistemet e epokës sovjetike, por edhe pajisje moderne.

Anëtarët e NATO-s ranë dakord gjithashtu të bëjnë më shumë për të ndihmuar partnerët e tjerë dhe për të forcuar aftësinë e tyre për të mbrojtur veten, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts