NATO hap epokën e re Biden

00:05 15/06/2021

Publikon axhendën e veprimit 2030

Liderët e NATO-s ranë dakord në samitin e mbajtur në Bruksel që të rishikojnë axhendën për të ardhmen e aleancës deri në vitin 2030. Presidenti Biden u premtoi aleatëve se SHBA-të do të japin 260 miliardë dollarë shtesë për NATO-n duke kthyer plotësisht faqen negative të shkruar nr pesr vitet e fundit nga paraardhësi Donald Trump.

Po ashtu liderët ranë dakord që të rrisin fondet, buxhetin e përbashkët të aleancës. Në konferencën për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, tha se janë kapërcyer shqetësimet franceze në lidhje me largimin e fondeve nga përparësitë kombëtare.

“Pas përpjekjes së paligjshme të Rusisë për aneksimin e Krimesë në vitin 2014, aleatët e NATO-s kanë forcuar ndjeshëm aftësitë e tyre mbrojtëse, praninë ajrore dhe detare në mënyrë që të ndalet agresioni i Rusisë kundër Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

NATO ka rritur ndjeshëm praninë në Detin e Zi dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë nën programin e zhvillimit deri në vitin 2030. Ne kemi rritur praninë tonë në Detin e Zi. Tre shtete buzë Detit të Zi janë tre anëtarë të NATO-s – Turqia, Bullgaria dhe Rumania. Ne kemi më shumë prani detare, dhe po kryejmë më shumë stërvitje në atë rajon”.

Liderët vendosën që të koordinojnë veprimet edhe në mbrojtjen kibernetike si dhe për të perballuar rrezikun gjithnjë edhe në rritje nga prezenca e Rusisë dhe Kinës në disa rajone të botës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *