NATO kërkon bisedime me Rusinë

08:56 26/01/2022

Stoltenberg: Propozim me shkrim Kremlinit brenda javës për dialog

Tensionet në rritje mes Rusisë dhe NATO-s për Ukrainën kanë mobilizuar ushtritë dhe vendosur në gatishmëri përballe njëra-tjetrës. Sekretari i Përgjithshëm i NATOS Jens Stoltenberg ende beson se mund të ketë një zgjidhje me Rusinë duke deklaruar se brenda kësaj jave NATO do t’i dërgojë një propozim me shkrim Kremlinit për të përpjekur të gjejë një rrugëzgjidhje.

“Ne do të theksojmë se jemi gati të ulemi … dhe të diskutojmë kontrollin e armëve, çarmatimin, transparencën në aktivitetet ushtarake, mekanizmat e reduktimit të rrezikut dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për sigurinë evropiane. Dhe gjithashtu të ulemi dhe të dëgjojmë shqetësimet ruse”, tha Stoltenberg.

Komentet e Stoltenberg vijnë pasi NATO njoftoi se disa vende anëtare po vendosnin forcat në gatishmëri dhe po dërgonin anije dhe avionë luftarakë shtesë në Evropën Lindore.

Duke folur nga Brukseli, Stoltenberg tha se ka “ende një rrugëdalje diplomatike” nga kriza Rusi-Ukrainë, “por kjo kërkon që Rusia të tërhiqet dhe të jetë e gatshme të angazhohet në mirëbesim në bisedimet politike me NATO-n dhe aleatët e NATO-s”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.