
Rusia e ka kërcënuar NATO-n me një përgjigje “mjaft të qartë dhe të ashpër” nëse Ukraina do të lejohet të anëtarësohet në aleancë.
Aleanca ka vendosur të heqë një kërkesë burokratike për anëtarësim, duke i mundësuar Ukrainës të bashkohet më shpejt kur të përfundojë lufta, tha sot ministri i jashtëm i Ukrainës.
Ditën e nesërme NATO do të mbajë një samit në Vilnius, Lituani, ky do synojë të tregojë vijimësinë e solidaritetit me Ukrainën.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur se pozicioni i Federatës Ruse është i qartë mbi anëtarësimin e Ukrainës, gjë që sipas tij do të sjellë pasoja “shumë, shumë” negative për arkitekturën e sigurisë në Evropë.
“Do të jetë një rrezik absolut, një kërcënim për vendin tonë, i cili do të kërkojë nga ne një reagim mjaft të qartë dhe të vendosur”, u shpreh Peskov duke theksuar kërcënimin për anëtarët e NATO-s.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al