NATO mbështet sanksionet e SHBA-së kundër Moskës

Vendet anëtare të NATO-s njoftuan sot mbështetjen e tyre për vendimin e Uashingtonit për të sanksionuar financiarisht Rusinë dhe dëbimin e 10 diplomatëve rusë.

“Vendet e NATO-s shprehin mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për aleaten e tyre, SHBA, pas njoftimit të masave që synojnë t’u përgjigjen veprimtarive destabilizuese të Rusisë”, njoftoi Aleanca në një deklaratë.

“Aleatët po ndërmarrin veprime individualisht dhe kolektivisht për të forcuar sigurinë kolektive të Aleancës”, vazhdon deklarata.

NATO e akuzon Rusinë për “shfaqje të përsëritura të sjelljes destabilizuese, veçanërisht duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë dhe duke vazhduar të shkelë, të mos respektojë dhe të anashkalojë numrin e detyrimeve dhe angazhimeve ndërkombëtare”.

Qeveria e SHBA-së njoftoi një seri sanksionesh financiare kundër Rusisë dhe dëbimin e 10 diplomatëve rusë, në përgjigje të sulmeve kibernetike dhe ndërhyrjeve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, që i atribuohen Moskës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *