NATO nënshkruan pranimin e Suedisë dhe Finlandës

[embedded content][embedded content]

13:28 05/07/2022

Stoltenberg falenderon Turqinë për qëndrimin

30 shtetet anëtare të NATO-s nënshkruan këtë të martë një protokoll për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën VeriAtlantike. 

Në një konferencë për shtyp i shoqëruar nga ministrat e jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, Kreu i Aleancës Jens Stoltenberg u shpreh se kjo është një ditë historike për të gjithë .

“Kjo është një ditë historike për Finlandën, Suedinë, NATO-n dhe mbi të gjitha për Sigurinë EuroAtlantike. Përgëzoj aleatët për lëvizjen e tyre të shpejtë. Dua të falenderoj edhe Turqinë për qasjen e saj konstruktive.”

Nënshkrimi i protokollit në selinë e aleancës pason marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe dy vendeve në Samitin  javës së shkuar në  Madritit. Protokolli i lejon Suedisë dhe Finlandës mundësinë e pjesëmarrjes në takimet e NATO-s dhe akses më të gjërë në burimet e inteligjencës.

Megjithatë deri në ratifikimin e marrëveshjes, këto dy vende nuk mbrohen nga klauzola e mbrojtjes së NATO-s që nënkupton se një sulm ndaj një aleati është sulm ndaj të  gjithëve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.