NATO paralajmërim Rusisë në rast të një sulmi bërthamor

22:45 27/09/2022

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg: Do të ketë pasoja te rënda për Rusinë

NATO-ja i dha Rusisë një paralajmërim të qartë se përdorimi i armëve bërthamore përveçse është i papranueshëm, do të kishte pasoja të rënda. Paralajmërimi që vjen ndërsa një aleat i presidentit rus Putin, Dmitry Medvedev përsëriti kërcënimet me armë bërthamore.

Jens Stoltenberg: Çdo përdorim i armëve bërthamore është absolutisht i papranueshëm, ai do të ndryshojë tërësisht natyrën e konfliktit dhe Rusia duhet ta dijë se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë.

Në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukraina po zhvillohen referendume të rreme dhe pas aneksimit Moska do t’i shpallë ato territore ruse.

Jens Stoltenberg: Kur ne shohim atë retorikë bërthamore sërish nga Rusia, nga Presidenti (Vladimir) Putin, është diçka që duhet ta marrim seriozisht dhe për këtë arsye ne po e përcjellim mesazhin qartë, se kjo do të ketë pasoja të rënda për Rusinë.

Paralajmërimi për përdorimin e armëve bërthamore nga Dimitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, është një nga disa të lëshuar nga Putini dhe bashkëpunëtorët e tij në javët e fundit.

Analistët thonë se aneksimi do të bëhet për të penguar Ukrainën dhe Perëndimin duke lënë të kuptohet gatishmërinë për të përdorur armë taktike bërthamore për të mbrojtur territorin e sapo aneksuar, ku forcat ruse janë përballur me kundërofensiva të forta ukrainase javët e fundit.

Të ashtuquajturat referendume në katër rajone të pushtuara të Ukrainës janë etiketuar si një “shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar” nga kreu i NATO-s.

Stoltenberg thotë se votimet e mbajtura nga Rusia në provincat Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia nuk kanë legjitimitet.

Komentet e tij vijnë pasi rezultatet paraprake sinjalizuan, sipas vetë Rusisë, se votuesit po mbështesnin bashkimin me Rusinë.

Stoltenberg shton se ai ia ka bërë të qartë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se aleatët e tij të NATO-s janë “të palëkundur” në mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës dhe të drejtën e vendit për vetëmbrojtje.

Klan  News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *