NATO: Paralajmërimi bërthamor i Putin, i rrezikshëm

16:50 27/02/2022

Shefi i NATO-s thotë se urdhri i Vladimir Putin për të vendosur forcat e saj bërthamore në një nivel më të lartë gatishmërie është “i rrezikshëm” dhe “i papërgjegjshëm”.

Jens Stoltenberg thotë se kjo i shtohet agresionit që lideri rus po bën mbi Ukrainën.

“Sigurisht, kur kombinon këtë retorikë me atë që po bën në terren në Ukrainë, duke i shpallur luftë një kombi të pavarur, sovran, duke ndërmarrë aktin e pushtimit të plotë të Ukrainës, kjo shton seriozitetin e situatës”, tha ai për CNN./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.