NATO paralajmëron Rusinë

23:48 30/11/2021

“Do paguash çmim të lartë nëse sulmon Ukrainën”

NATO i bëri thirrje Rusisë që të ulë tensionet në kufirin me Ukrainën duke paralajmëruar se çdo agresion ndaj do të kishte një çmim shumë të lartë për Moskën. Në një deklaratë për mediat pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, i mbajtur në Riga të Letonisë, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg  tha se situata rreth Ukrainës mbetet e paparashikueshme, pasi nuk ka siguri për qëllimet e Rusisë. Ai tha se përqendrimi i konsiderueshëm dhe i pazakontë të forcave ruse është i pajustifikuar dhe i pashpjegueshëm.

Gjithashtu Stoltenberg tha se vendet anëtare të NATO-s duhet të jenë të përgatitura për më të keqen dhe duhet t’i përcjellim një mesazh të qartë Rusisë se nuk duhet të kryejnë një inkursion ushtarak në Ukrainë.

Më herët edhe Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken tha në një konferencë për shtyp se ende nuk është e qartë se cili është qëllimi i grumbullimit të ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrianën. Por çdo sulm i Moskës, sipas tij do të ketë pasoja serioze që shkojnë përtej konfliktit dypalësh.

Gjatë takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s, u diskutua edhe për situatën e emigrantëve në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë si dhe kontrollin e armëve bërthamore.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.