NATO shton ndihmat ushtarake për Ukrainën

[embedded content][embedded content]

15:50 24/03/2022

Zelesnky: Rusët kanë përdorur bomba me fosfor

Liderët e vendeve të NATO-s, mes të cilëve edhe kryeministri shqiptar Edi Rama miratuan këtë të Enjte, një paketë të re ndihmash për Ukrainën. Krerët e 30 vendeve anëtare ranë dakord të shtojnë furnizimin dhe llojet e armëve për ushtrinë ukrainase, për t’i bërë ballë sulmit rus.

“Ramë dakord të shtojmë ndihmat për ushtrinë ukrainase. Do t’i dërgojmë armë të sofistikuara kundër tankeve, sisteme të mbrojtjes kundërajrore dhe dronë”.

Stoltenberg njoftoi se liderët ranë dakord për shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe rishikimin e strategjisë afat-gjatë të sigurisë, duke miratuar vendosjen e përhershme të 4 grupeve për betejave në Bullgari, Rumani, Hungari, Poloni, krahas atyre në vendet baltike, nga rreziku i sulmit rus. Përmes një videokonference gjatë samitit, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi Rusinë për përdorimin e bombave me fosfor në Ukrainë, të ndaluara nga konventat ndërkombëtare.

“Këtë mëngjes, rusët përdorën bomba me fosfor. U vranë sërish të rritur e fëmijë. Aleanca mund të parandalojë vdekjet e më tepër ukrainasve dhe të ndalë pushtimin rus duke na dhënë të gjitha armët që na duhen”.

Megjithatë, aleanca nuk pranoi kërkesën e Zelenskit për t’a furnizuar me avionë, pasi siç ka paralajmëruar më herët Uashingtoni, ky vendim mund t’a zgjerojë konfliktin përtej kufijve të Ukrainës, duke shkaktuar një luftë të tretë botërore. Axhenda e liderëve perëndimorë është e ngjeshur pasi samiti i NATO-s pasohet këtë të Enjte edhe nga takimi i G7-ës e më pas mbledhja e Këshillit Europian.

Presidenti amerikan Xho Bajden do t’i parashtrojë aleatëve europianë një strategji për shkëputjen nga varësia energjitike ruse, përmes të cilës mund të ndalohet përgjithmonë importi i naftës dhe gazit nga Rusia.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.