
09:43 14/05/2022
Suedia dhe Finlanda do të marrin pjesë në një takim informal të ministrave të Jashtëm të NATO-s. Takimi do të zhvillohet ditën e sotme në Berlin.
Pavarësisht se nuk janë anëtare të aleancës ushtarake, të dyja vendet pritet që të aplikojnë për anëtarësim si përgjigje për pushtimin e Ukrainës.
Moska ka thënë se do ta shikojë anëtarësimin e këtyre vendeve në aleancë si kërcënim. Kjo do të sillte fundin Suedisë dhe Finlandës me statusin neutral që e morën e atë që prej Luftës së Ftohtë.
Turqia do të marrë po ashtu pjesë në mbledhje, por ka thënë se kundërshton anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al