NATO tërhiqet nga Afganistani

09:29 15/04/2021

AleatĂ«t e NATO-s kanĂ« rĂ«nĂ« dakord tĂ« fillojnĂ« pĂ«rfundimin e misionit tĂ« tyre nĂ« Afganistan. Aleanca prej 30 anĂ«tarĂ«sh ra dakord pĂ«r masĂ«n nĂ« njĂ« takim dje nĂ« mbrĂ«mje tĂ« ministrave tĂ« saj tĂ« Mbrojtjes dhe tĂ« JashtĂ«m. Vendimi vjen njĂ« ditĂ« pasi zyrtarĂ«t amerikanĂ« njoftuan se presidenti Joe Biden dĂ«shiron tĂ« tĂ«rheqĂ« trupat amerikane nga Afganistani deri mĂ« 11 shtator, nĂ« 20-vjetorin e sulmeve tĂ« 11 shtatorit qĂ« shkaktoi pushtimin amerikan.  

Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi morĂ«n pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« takim. Ministrja Xhaçka vlerĂ«soi vendimin e administratĂ«s aktuale tĂ« SHBA, pĂ«r tĂ« mos u tĂ«rhequr nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme nga Afganistani, por duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« nĂ« konsultim tĂ« plotĂ« me vendet e NATO-s. 

“Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e propozuar nga miqtë amerikanë dhe është e gatshme të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Afganistani, në përputhje me afatin kohor të vendosur nga NATO. Në këtë botë të mbushur plot kërcënime, ne nuk mund të përballemi dot vetëm dhe besoj se nga ky moment, Aleanca, do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar, me më shumë synime, energji dhe ide, për të garantuar sigurinë tonë kolektive”, u shpreh ajo.

Për vendimin ka reaguar edhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim ku ka falenderuar Shqipërinë dhe ka theksuar se do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse për sakrificat që ka bërë si aleat i NATOS.

“Ne shkuam në Afganistan së bashku, qëndruam dhe luftuam së bashku, dhe tani po përgatitemi të largohemi së bashku. Flamuri i Shteteve të Bashkuara do t’i jetë përgjithmonë mirënjohës Flamurit të Shqipërisë për sakrificat që keni bërë si Aleati ynë i NATO-s”, shkruan Kim.

Aktualisht në Afganistan ka rreth 10 000 ushtarë të NATO-s dhe vendeve partnere, që mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, duke trajnuar dhe këshilluar forcat e sigurisë në luftën e tyre kundër ekstremistëve islamikë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *