NATO u kërkon aleatëve të dërgojnë pajisje dimërore në Kiev, Blinken: Moska po paguan një çmim të lartë për luftën në Ukrainë

nato u kerkon aleateve te dergojne pajisje dimerore ne kiev blinken moska po paguan nje cmim te larte per luften ne ukraine
nato u kerkon aleateve te dergojne pajisje dimerore ne kiev blinken moska po paguan nje cmim te larte per luften ne ukraine

“Dërgimi i përforcimeve ushtarake ruse në rajonin e Kharkiv, ku Ukraina ka kaluar në kundërsulm, tregon se Moska po paguan një ‘çmim të madh’ për agresionin e saj”, tha sot nga Brukseli sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Numri i ushtarëve rusë në Ukrainë është i madh dhe për fat të keq presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se do të dërgojë edhe më shumë, por ky është edhe një çmim i madh për Rusinë”, kështu është shprehur Blinken gjatë një konference shtypi të zhvilluar së bashku e sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg, nga ana e tij, u kërkoi aleatëve që t’u sigurojnë forcave ukrainase pajisje dimërore, në mënyrë që ushtarët ukrainas të vazhdojnë të luftojnë kur moti bëhet i ftohtë.

Në dimër, temperatura mesatare në pjesën më të madhe të vendit bie nën zero. Nuk është e pazakontë që merkuri të bjerë deri në -15 gradë Celsius.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts