NATO vendosi të tërheqë trupat, por në Afganistan vijon lufta, qeveria: Kemi vrarë 100 talibanë

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se mbi 100 militantë janë vrarë në luftimet midis forcave qeveritare dhe talibanëve, gjatë dy ditëve të fundit.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se 52 talibanë janë plagosur, por nuk jepen detaje për ndonjë viktimë në mesin e forcave qeveritare.

Ministria tha se përleshjet kanë ndodhur në disa provinca, përfshirë Kandaharin – ish-bastionin e talibanëve.

Talibanët nuk i kanë komentuar luftimet.

Dhuna në Afganistan ka qenë në rritje mujave të fundit, pasi negociatat midis dy palëve, që kanë për qëllim t’i japin fund konfliktit 20-vjeçar, kanë ngecur.

Më 1 maj, ushtria amerikane ka nisur zyrtarisht tërheqjen e trupave të mbetura nga Afganistani, me urdhër të presidentit Joe Biden.

Tërheqja do të përfundojë më 11 shtator.

Brenda muajsh do të tërhiqen edhe forcat tjera joamerikane të NATO-s.

Kjo ka rritur shqetësimet për aftësinë e forcave afgane të sigurisë për të luftuar talibanët dhe grupet e tjera terroriste.

Por, Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të veprojnë kundër grupeve terroriste që, sipas tij, “kanë metastazuar në të gjithë botën”.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *