“Navalny ka humbur peshë”! Ç’po ndodh me kritikun e madh të Putinit në burg? Çfarë thotë aleati i tij

Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka humbur peshë të konsiderueshme në burg, thanë aleatët e tij.

Në një postim në kanalin Telegram, ata thanë se Navalny ka peshuar 93 kg kur ka arritur në burg, muajin e kaluar, dhe se tani është 85 kg.

Ekipi i tij tha se Navalny privohet nga gjumi dhe se rojet e zgjojnë tetë herë në natë.

Navalny ka hyrë në grevë urie më 31 mars, duke thënë se zyrtarët e burgut nuk i ofrojnë kujdes mjekësor dhe nuk e lënë të flejë.

Ai është ankuar për dhimbje akute në shpinë dhe mpirje në këmbë.

Navalny, 44 vjeç, aktualisht ndodhet në Koloninë Korrektuese Nr. 2, që njihet si një prej burgjeve më të ashpra në Rusi.

Ai është arrestuar në një aeroport të Moskës në muajin janar, menjëherë pasi është kthyer nga Berlini, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor.

Navalny është helmuar në muajin gusht, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorët perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm ka qenë Noviçok.

Ai ka thënë se atentati kundër tij është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Në fillim të shkurtit, një gjykatë në Moskë ka konstatuar se Navalny, gjatë kohës sa ka qenë në Gjermani, ka shkelur dënimin me kusht, të shqiptuar më herët për një rast të përvetësimit të fondeve.

Gjykata ka urdhëruar Navalnyn që të shërbejë dy vjet e gjysmë në burg.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar disa zyrtarë rusë për, siç është thënë, përfshirje në helmimin e Navalnyt.

Rasti i tij ka shkaktuar edhe një valë protestash në Rusi./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *