Navalny në grevë urie, kërkon kujdes mjekësor në burg

20:04 31/03/2021

Kritiku i burgosur i Kremlinit Alexei Navalny ka hyrë në grevë urie të mërkurën, në përpjekje për të detyruar burgun ku ndodhet që t’i sigurojë kujdesin e duhur mjekësor për dhimbjen akute në shpinë dhe këmbë.

Fati i Navalny, një nga kritikët më të shquar të Presidentit Vladimir Putin, është në fokus pasi ai javën e kaluar  kishte deklaruar se zgjimi nga një roje çdo orë gjatë natës përbënte tortura për të dhe se thirrjet e tij për trajtim mjekësor ishin injoruar.

Në një letër drejtuar guvernatorit të burgut të tij e cila u postua në mediat sociale nga ekipi i tij të mërkurën, Navalny shkruante se kërkesat e përditshme për një mjek të zgjedhur për ta ekzaminuar atë dhe për mjekimin e duhur ishin injoruar.

“Më duhet vërtet një mjek. Çdo i dënuar ka të drejtë (me ligj) të ftojë një specialist për ekzaminim dhe konsultim. Edhe unë kam një të drejtë të tillë dhe jam i pafajshëm, ”shkruante në letrën e  Navalny-t.

“Unë kërkoj që një mjek të lejohet të më vizitojë, dhe derisa të ndodhë kjo, unë do jem në grevë urie.”

Kolonia Ndëshkuese Korrigjuese, ka refuzuar të komentojë mbi kërkesën e Nvalany-t.

Autoritetet e burgut, pas një kontrolli të Navalny-t javën e kaluar, kanë  deklaruar se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe e kënaqshme. Kremlini zyrtar nuk ka pranuar të komentojë mbi shëndetin e tij, duke thënë se kjo është çështje e Shërbimit të Ndëshkimit Federal./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *