Navalny padit në gjykatë shtetin rus për bllokimin e faqeve të internetit

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, kundërshton bllokimin e faqeve të tij të internetit dhe bashkëpunëtorëve, i cili është bërë me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë.

Sipas avokatit Vyacheslav Gimadi, Navalni i cili aktualisht ndodhet i burgosur  ka ngritur padi kundër Shërbimit Federal për Mbikëqyrjen e Komunikimeve, Teknologjisë së Informacionit dhe Masmedia dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Bazuar në kërkesat e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Roskomnadzor ka bllokuar faqet e internetit të ‘Fondacionin Antikorrupsin (FBK)’ dhe ‘Votimit të Zgjuar’ që të dyja të drejtuar nga Navalny, pastaj faqen e avokatit të Navalny Lyubov Sobol, Aleancës së Mjekëve dhe shumë llogari individuale të afërta me liderin opozitar.

Llogaritet se rreth 50 llogari të lidhura me Navalny janë bllokuar në muajin korrik, pasi që FBK u njoh si “organizatë ekstremiste”.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, llogaritë e bllokuara po përdoreshin për “propagandë dhe aktivitete të ndaluara ekstremiste”.

Si duket ky veprim, vetëm dy javë para zgjedhjeve për dumën ruse, pason si rezultat i frikës së Putinit, se partia e tij `Rusia e Bashkuar` nuk do të dalë mirë me rezultate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *