
18:20 07/06/2021
Lideri rus i opozites eshte rikuperuar nga një grevë urie të cilën e ndërpreu pas përkeqësismit të shëndetit
Kritiku i presidentit rus Vladimir Putin është rikthyer në koloninë penale, ku ai u dënua. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase rikthimi i tij vjen pas shërimit dhe grevës së urisë të cilën e ndërpreu pas përkeqësimit të shëndetit.
Autoritetet janë shprehur se më 7 Qershor se kritiku i Kremlinit do të marrë pjesë në seancë gjyqësore përmes video-lidhjes. Navanly u transferua në një dhomë spitali në muajin Prill, duke kërkuar që mjekë të pavarur ta kontrollonin për dhimbjet në shpinë dhe gjymtyrë.
Zëdhënësi i tij, Kira Yarmysh, shkroi në Tëittter pas transferimit të tij, “Burgu, natyrisht, ndikon në produktivitetin e tij aktual, por jo për të stimuluar protestën .”
Navalny ka akuzuar autoritetet e burgut se i kanë shkelur të drejtat e njeriut duke ia dërguar gazetat me disa pjesë të shkëputura dhe duke ia refuzuar qasjen në libra. Ai u arrestua në muajin Janar, pasi arriti në Rusi teksa vinte nga Gjermania ku po trajtohej pas helmimit me agjent nervor në Siberi.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al