Ndahet nga jeta e veja e diktarorit Pinochet

09:54 17/12/2021

Lucia Hiriart, e veja e diktatorit kilian Augusto Pinochet, është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare.

“Në moshën 99-vjeçare, e rrethuar nga familja dhe njerëzit e saj të dashur, ka ndërruar jetë gjyshja ime. Ajo dedikoi jetën e saj në shërbim të kilianëve dhe historia do të dijë të vlerësojë punën e saj për vendin tonë të dashur”, ka njoftuar në Twitter mbesa e Lucia.

Augusto Pinochet ka qenë gjeneral ushtarak që përmbysi me grusht shteti qeverinë e majtë të Kilit të zgjedhur në vitin 1973. Gjatë regjimit të tij 17-vjeçar, më shumë se 3000 njerëz u vranë ose u zhdukën dhe dhjetra të tjerë u torturuan.

Rol të rëndësishëm në jetën e vendit gjatë regjimit të Pinochetit ka patur edhe bashkëshortja e diktatorit, Lucia, që sipas raporteve të shtypit ndërkombëtar, ajo e kritikonte shpesh burrin e saj.

Të dy kanë qenë të martuar nga viti 1943 deri në vitin 2006 kur dhe Pinocheti u nda nga jeta.

Të dielën në Kili do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Qytetarët do të votojnë për të zgjedhur midis progresistit Gabriel Boric dhe të djathtës ekstreme të përfaqësuar nga Jose Antonio Kast, i cili ka mbrojtur trashëgiminë e Pinochetit dhe ka deklaruar se diktatori do të votonte për të nëse do të ishte ende gjallë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *