Ndahet nga jeta Mikhail Gorbachev

23:06 30/08/2022

Mikhail Gorbachev, i njohur si personi që i dha fund Luftës së Ftohtë pa gjakëderdhje është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në Moskë. Ai ishte  91-vjeç dhe ndërroi jetë mbrëmjen e sotme pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gobraçovi, presidenti i fundit sovjetik lidhi marrëveshje për reduktimin e armëve me Shtetet e Bashkuara dhe partneritete me fuqitë perëndimore për të hequr perden e hekurt që kishte ndarë Evropën që prej Luftës së dytë botërore për të risjellë ribashkimin e Gjermanisë.

Kur protestat pro-demokracisë përfshinë vendet e bllokut sovjetik të Evropës Lindore komuniste në vitin 1989, ai u përmbajt nga përdorimi i forcës, ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kremlinit, të cilët për të shtypur kryengritjet në Hungari në 1956 dhe Çekosllovaki në 1968, dërguan tanke.

Protestat nxitën aspiratat për autonomi në 15 republikat e Bashkimit Sovjetik, të cilat u shpërbënë gjatë dy viteve të ardhshme në mënyrë kaotike. Gorbaçovi u përpoq më kot për ta ndaluar këtë situatë.

Kur ai u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike në vitin 1985, vetëm 54 vjeç vendosi të rigjallëronte sistemin duke vendosur liri të kufizuara politike dhe ekonomike, por reformat e tij dolën jashtë kontrollit.

Politika e tij e për lirinë e fjalës lejoi kritika të paimagjinueshme më parë ndaj partisë dhe shtetit, por gjithashtu inkurajoi nacionalistët që filluan të bëjnë presion për pavarësi në republikat baltike të Letonisë, Lituanisë, Estonisë dhe gjetkë.

Rusët nuk e falën kurrë Gorbaçovin për turbulencën që shkaktuan reformat e tij, duke e konsideruar rënien e mëvonshme të nivelit të tyre të jetesës një çmim shumë të lartë për demokracinë, thuhet në shkrimin e ‘Reuters’.

Pasi vizitoi Gorbaçovin në spital në 30 qershor, ekonomisti Ruslan Grinberg u shpreh, “Ai na dha të gjithë lirinë, por ne nuk ditëm ç’të bënim me të”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts