Ndahet nga jeta papritur ish-zëvendës kancelari austriak, ish-i dërguari për zgjerimin e BE-së

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ish-zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek. Sipas një deklarate nga instituti (IDM), të cilin ai drejtoi, Busek ndërroi jetë papritur të dielën.

Ai filloi karrierën e tij politike në OVP në vitin 1964, dhe pesë vjet më vonë u bë Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm.

Nga viti 1991 deri në 1995, ai shërbeu si kreu i OVP-së dhe zëvendës kancelar në një qeveri të përbërë nga Partia Popullore dhe Partia Social Demokratike (SPO).

Ai ishte gjithashtu ministër i parë i Shkencës, dhe që nga viti 1994 ministër i Arsimit.

Nga viti 1996 ai ishte koordinator i Iniciativës për Bashkëpunim të Evropës Juglindore (SECI), dhe nga viti 2000 deri në 2002 ishte i dërguari i qeverisë austriake për zgjerimin e BE-së.

Nga viti 2002 deri në vitin 2008, ai ishte gjithashtu Koordinator Special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts