Ndahet nga jeta Presidenti i Namibisë

ndahet nga jeta presidenti i namibise

08:36 04/02/2024

Presidenti i Namibisë Hage Geingob është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Geingob humbi jetën teksa po merrte trajtim mjekësor në një spital në kryeqytet. 82-vjeçari ishte diagnostikuar me kancer dhe diagnozën e bëri publike muajin e kaluar.

Lajmin për vdekjen e tij e dha zv/Presidenti i Namibisë, Nangolo Mbumba, i cili tha se Hage Geingob në çastet e fundit të jetës ishte i rrethuar nga gruaja dhe fëmijët.

Hage Geingob u bë President i Namibisë në vitin 2015 dhe ishte në mandatin e tij të dytë dhe të fundit.

Namibia do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në muajin Nëntor.

/tvklan.al


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts