“Ndaj Kosovës do të jetë ndeshje e vështirë”, Luis Enrike, i sigurt: Nëse na mungon saktësia do të…

SHPËRNDAJE

Luis Enrike ka lënë pas triumfin kundër Gjeorgjisë dhe është i fokusuar te ndeshja me Kosovën. Fitorja nuk e kënaq, por thotë se me Kosovën është ndeshje delikate.

Luis Enrike

RËNDËSIA – “Në pjesën e parë na mungoi guximi. Në të dytën, Gjeorgjia u lodh dhe ne filluam që të shikonim më shumë portën kundërshtare. Për këtë arsye erdhi goli i Dani Olmos, i cili na nderoi. Kosova do të marrë përsipër rrezik dhe do të na sulmojë. E sigurt që do të jetë ndeshje e vështirë.”.

HUMBJE TOPI – “Nuk ka kurrë dy ndeshje të njëjta. Secila ka karakteristikat e saj. Topi duhet të qarkullojë me shpejtësi, por jemi në një moment delikat. Do të kërkoj lojtarët që janë më të gatshëm dhe të duhurit për ndeshjen me Kosovën. Në pjesën e dytë me Gjeorgjinë luajtëm pak më mirë. Shpresoj që goli në fund të na japë besim”.

OLMO DHE PEDRI – “Edhe topat ishin shumë të çuditshëm në këtë ndeshje. Kemi gjetur shumë topa të shfryrë në lojë dhe kishte vetëm 6 për të gjithë ndeshjen. Sa herë topi shkonte jashtë, iknin shumë minuta. Olmon e motivuam që të godiste sepse e ka këtë karakteristikë. Pedri ishte si e gjithë skuadra në pjesën e parë, ndërsa në të dytën tregoi vlerat. Me Albën u kuptua shumë mirë”.

Dyshimet – “Nuk kam dyshime. Kombëtarja e Spanjës kjo është. Janë këta lojtarë këtu dhe 10 të tjerë që mund të vijnë. Ka edhe shumë të tjerë, por jam i shqetësuar përpara ndeshjes me Kosovën. Nëse na mungon futbolli, saktësia apo freskia e lojtarëve do të luajmë me zemër, me mendje apo me çfarë do të jetë”

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *