Ndalimi i importeve të naftës ruse, Zelensky falënderon Biden: Goditje në zemër për Putin

Presidenti ukrainas Zelensky ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për vendimin që ky i fundit mori duke ndalur importet e karburantit rus.

“Faleminderit për udhëheqjen personale të SHBA dhe goditjen në zemër të makinës së luftës së Putinit dhe ndalimin e naftës, gazit dhe qymyrit nga tregu amerikan”, shkroi Zelensky në Twitter.

Përkundër frikës për rritje të çmimeve të gazit, vendimi i tij është mbështetur paraprakisht nga politikanët tjerë në SHBA. Megjithatë, ai pritet të mbetet i njëanshëm, i papasuar nga aleatët evropianë, të cilët janë shumë më të varur nga gazi dhe nafta ruse. Rusia paralajmëroi më herët se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi ndalon naftën ruse. BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë të tyre, nëse furnizimet ndërpriten.

Rreth 8 për qind e importeve amerikane të naftës janë nga Rusia. SHBA-ja nuk importon gaz natyror nga ky vend. Moska është eksportuesja e tretë më e madhe e naftës dhe çdo vendim për sanksione pritet ta dëmtojë ekonominë e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.