Ndalimi i kalimit të emigrantëve me linjat ajrore, BE drejt vendosjes së sanksioneve ndaj aeroportit të Minskut

BE po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj aeroportit kryesor të Bjellorusisë në një përpjekje për ta bërë më të vështirë për linjat ajrore sjelljen e emigrantëve dhe refugjatëve, i thanë Reuters dy diplomatë të njohur me këtë çështje.

Blloku prej 27 anëtarësh po finalizonte tashmë një raund të ri, të pestë sanksionesh ndaj zyrtarëve të lartë Bjellorusi dhe linjës ajrore shtetërore Belavia që mund të miratohej javën e ardhshme, i tha një diplomat agjencisë së lajmeve të enjten.

Por Brukseli po peshonte gjithashtu një paketë të mëtejshme, të gjashtë masash, e cila mund të përfshijë urdhra për të ndaluar firmat e BE-së të furnizojnë aeroportin kombëtar të Minskut, thanë dy diplomatë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *