Ndalimi i naftës ruse në BE, çështje ditësh?

08:40 24/05/2022

Habeck: Jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje

Bllokimi i importit të naftës nga Rusia në Bashkimin Europian mund të jetë çështje ditësh. Këtë le të kuptohet ministri gjerman i ekonomisë Robert Habek, gjatë një interviste për mediat gjermane, pas samitit të Davosit, ku një prej temave kryesore të diskutimit ishte kriza e Ukrainës.

Sipas ministrit gjerman, problemi qëndron tek Hungaria që ka varësinë më të madhe nga nafta ruse, por që zgjidhja do të gjendet shumë shpejt për të lehtësuar pasojat e kësaj mase të ashpër. Autoritetet hungareze po zhvillojnë edhe bisedime për këtë çështje me Komisionin Europian.

Habek propozon gjithashtu krijimin e një karteli vendesh blerëse të naftës që refuzojnë naftën ruse, ku mund të përfshihen edhe vende si Shtetet e Bashkuara apo Britania e Madhe. Qëllimi i kartelit është mbajtja nën kontroll e çmimeve dhe gjetja bashkarisht e burimeve që zëvendësojnë naftën ruse.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com