Ndalimi i sulmeve kibernetike, SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim

Shtetet e Bashkuara thanë se ofrojnë 10 milionë dollarë shpërblim për informacionet që çojnë në identifikimin e kriminelëve kiberntikë. Zotimi vjen pas një sërë sulmesh kibernetike në SHBA, që besohet se janë kryer nga hakerë me bazë në Rusi.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se do të paguante 10 milionë dollarë për këdo që mund të identifikojë ose lokalizojë një person, që sulmon infrastrukturën kritike të SHBA-së, “derisa vepron nën drejtimin ose nën kontrollin e një qeverie të huaj”.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se shumë prej sulmeve të fundit kibernetike e kanë origjinën në Rusi, por lidhja midis kriminelëve kibernetikë dhe Qeverisë ruse nuk është vendosur. Rusia e mohon përgjegjësinë.
Qindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm kibernetik, që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë.

Në maj, hakerët kanë sulmuar operatorin më të madh të tubacionit të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline, ndërsa në qershor, shënjestër e sulmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me homologun rus, Vladimir Putin, për sigurinë kibernetike gjatë takimit të tyre në Gjenevë muajin e kaluar dhe gjatë një bisede telefonike javën e kaluar. Biden është zotuar se “do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm” për të ndaluar sulmet kibernetike nga Rusia, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *