Ndalohet tregtia e lëkurës së gomarit në Afrikë

ndalohet tregtia e lekures se gomarit ne afrike

13:37 19/02/2024

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve kanë mirëpritur një vendim të Unionit Afrikan për të ndaluar tregtinë e lëkurës së gomarit. Vendimi e bën të paligjshëm masakrimin e gomerëve për t’u marrë lëkurën në 55 vende në të gjithë kontinentin.

Kërkesa për këtë lloj lëkure është më e madhe si pasojë e mjekimit antik kinez të quajtur Ejiao. Shumë njerëz mendojnë se ky lloj mjekimi është kundër plakjes dhe i mirë për shëndetin, megjithatë ende qëndron e paprovuar. Kompanitë kineze që e bëjnë këtë produkt përdorën lëkurat e gomerëve në Kinë, por kur panë që numri i kafshëve po ulej me shpejtësi, dolën jashtë vendit.  

Në Afrikë ndodhen rreth dy të tretat e 53 milionë gomerëve në të gjithë botën. Njerëzit në varfëri dhe komunitetet rurale i përdorin për transportin e ujit, ushqimeve dhe mallrave të tjera.

Raphael Kinoti, i cili është drejtor rajonal i një organizate për kafshët në Lindje të Afrikës tha se ky ishte një moment i jashtëzakonshëm për komunitetet në Afrikë që kanë përfituar nga gomerët që nga kohërat e lashta./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts