Ndaloi promovimin e homoseksualitetit nën moshën 18 vjeç, BE voton për ndërhyrje ne ligjin e ri të Hungarisë

Parlamenti Evropian ka votuar ditën e sotme  pro  veprimit urgjent juridik mbi ligjin e ri të Hungarisë që ndalon promovimin e homoseksualitetit nën moshën 18 vjeç.

Sipas eurodeputetëve  legjislacioni i ri shkel “vlerat, parimet dhe ligjin e BE”. Parlamenti shtoi se ligji ishte “një shembull tjetër i qëllimshëm dhe i paramenduar i çmontimit gradual të të drejtave themelore në Hungari. Ndërkohë që kryeministri Viktor Orban këmbëngul se politika e shkollës është një çështje e Hungarisë, jo e “burokratëve të Brukselit”.

Në një rezolutë të miratuar të enjten me 459 në favor, 147 kundër dhe 58 abstenim, eurodeputetët thanë se zhvillimet e fundit në Hungari ndoqën një model më të gjerë të censurës politike.

Parlamenti i kërkoi Komisionit Evropian të përdorë një mjet të ri që lejon BE të zvogëlojë alokimet e buxhetit për vendet anëtare në shkelje të sundimit të ligjit, për të siguruar që qeveria hungareze të kthejë vendimin.

Ai gjithashtu nxiti veprime ligjore kundër qeverisë nacionaliste të krahut të djathtë të Hungarisë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *