Ndarja e Melonit, shkak një video e partnerit gazetar. Ngacmonte koleget e punës: A je mendjehapur për një…

ndarja e melonit shkak nje video e partnerit gazetar ngacmonte koleget e punes a je mendjehapur per nje

ndarja e melonit shkak nje video e partnerit gazetar ngacmonte koleget e punes a je mendjehapur per nje

11:36 20/10/2023

Ndarja e Kryeministres italiane Giorgia Meloni nga partneri Andrea Giabruno me të cilin kishte 10 vite martesë, po bën xhiron e mediave botërore.

Shkak i ndarjes, sipas mediave italiane, është një video e bashkëshortit që ngacmon koleget në punë. Andrea Giabruno është prezantues në një emision në televizionin italian Rete4.

Në këtë video, që ndodh në prapaskenat e emisionit, ai është filmuar teksa ngacmon dhe bën gjeste seksuale ndaj koleges së tij Viviana Giulielmi, por edhe stafit të tjetër në xhirime.

Ai i afrohet bashkëprezantueses së emisionit dhe e pyet nëse ka të dashur. Më pas iu drejtohet kolegeve të tjera që janë pjesë e xhirimeve dhe i thotë: “A mund ta prek (i referohet organit të tij gjenital) teksa jam duke folur me ju”?

Më pas vazhdoi të bënte pyetje të tjera duke i kërkuar marrëdhënie seksuale me më shumë se 2 persona.

“Si e ke emrin? Ku të kam parë? Jemi takuar më parë? E je mendjehapur? A e di se unë dhe **** kemi marrëdhënie paralele? I gjithë Mediaset (rrjeti televiziv italian që zotëron edhe Rete4) e di këtë. Tani e dini dhe ju, sepse po kërkojmë për një person të tretë. Edhe një katërshe me ****. Po ajo zakonisht shkon në Madrid për të bërë s*ks”.

Kjo bisedë e tij me koleget e punës në prapaskenën e emisionit është filmuar si audio dhe është bërë publike. Pas këtij publikimi, Andrea Giabruno nuk pritet që të jetë më prezantues i emisionit.

Pas këtij skandali, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni reagoi zyrtarisht dhe njoftoi divorcin nga partneri, duke thënë se rrugët e tyre janë ndarë prej shumë kohësh tashmë.

/tvklan.al




ndarja e melonit shkak nje video e partnerit gazetar ngacmonte koleget e punes a je mendjehapur per nje

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts