Ndarja nga jeta e aktores së mirënjohur/ Mesazh ngushëllimi nga Presidenti Meta: Edi Luarasi, ikonë e filmit dhe skenës. Figurë frymëzuese për artistët e rinj









Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të aktores së mirënjohur Edi Luarasi.

Meta3

Kreu i shtetit thekson se Luarasi do të mbetet një nga ikonat e filmit dhe skenës shqiptare, që pak muaj më parë u vlerësua nga Presidenti me dekoratën e lartë “Nder i Kombit”.

Mesazhi i ngushëllimit

Me shumë keqardhje mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së mirënjohur dhe të talentuar, Edi Luarasi, një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare, të cilën vetëm pak muaj më parë pata privilegjin ta vlerësoj me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.

Edi Luarasi, do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj, veçanërisht për vajzat dhe gratë, si shembull i kurajës qytetare, lirisë, vlerave dhe dinjitetit njerëzor, që sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit të artistëve, lutem të prehet në paqen e merituar!

reag 2 reag1

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.