Ndarja nga jeta e aktorit Paulin Preka/ Basha mesazh ngushëllimi: I dha ngjyra zymtësisë së jetës së shqiptarëve në vitet e regjimit komunist





Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit Paulin Preka.

prekaMe anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ai do të mbetet gjithmonë pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Basha shkruan se me humorin e tij, Preka i dha ngjyra zymtësisë së jetës së shqiptarëve në vitet e regjimit komunist.

Mesazhi ngushellues i Bashes

Sot arti dhe artdashësit shqiptarë janë në zi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Paulin Preka.

Pinjolli i humorit shkodran do të mbetet pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Me humorin e tij ai i dha ngjyra zymtësisë së jetës së shqiptarëve në vitet e regjimit komunist.

U prehtë në paqe!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.